Politikë

Meta kthen në Kuvend ligjin për buxhetin 2019: Parlamenti të reflektojë për kërkesat e studentëve

Kreu i shtetit kthen në Kuvend, Ligjin për Buxhetin e vitit 2019. Ilir Meta argumentoi se kjo lëvizje bëhet që kërkesat e studentëve të kenë mundësi për t’u adresuar dhe realizuar nga Qeveria. “Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.