Meta mesazh për 2 Korrikun e ambasadave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti marrjen e presidencës 6-mujore të BE-së nga Gjermania duke kujtuar eksodin e shqiptarëve në 2 Korrik të 1990. Duke e shoqëruar postimin me një foto të 30 viteve më parë të shqiptarëve që hynë në ambasadën gjermane për një jetë të re e të lirë, Meta thekson se “Sot pas 30 vitesh në emër të këtyre sakrificave duhet që vendi të ecë para me integrimin dhe gjatë presidencës së Gjermanisë, është mundësia më e shkëlqyer”. Kreu i shtetit shprehet se ka ardhur koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.