Politikë

Meta: Misioni ynë, të shpëtojmë Shqipërinë nga pengmarrja e pakicës së papërgjegjshme

Në ditën ndërkombëtare të demoracisë, Presidenti i Republikës iu drejtua me një mesazh qytetarëve, duke kujtuar se në themel është e drejta e çdo qytetari për t’u zgjedhur e zgjedhur. Teksa përshkruan situatën në të cilët ndodhet vendi, Ilir Meta shprehet se sot jemi të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi shton ai, ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri. Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë” thotë kreu i shtetit. Sipas tij sot mision është shpëtimi i demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!.