Meta: Po cënohen haptazi të drejtat themelore të qytetarëve për shqyrtim gjyqësor

Sipas presidentit Ilir Meta, “Të drejtat themelore të qytetarëve për shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm e nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cënohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve në Gjykatën e Lartë”. Sipas Metës, “Askush sot nuk mban përgjegjësi publike për to dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre”. Në “FB”, kreu i shtetit thekson se “Duhen marrë masat që sa më shpejt të garantohet për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, brenda një afati të arsyeshëm e të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë”.