Politikë

Meta pret ambasadorin e Izraelit: Bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gedler, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Kryetari i Shtetit e siguroi Ambasadorin për bashkëpunim të ngushtë me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e historike ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë. Presidenti Meta theksoi se ka ende potencial për t’i rritur më tej marrëdhëniet ekonomike-tregtare midis dy vendeve.