Politikë

Meta-PS-së: Hapni listat ose largohuni; do ndëshkoheni fort nga qytetarët!

Hapni listat ose largohuni!. Është kjo thirrja që Presidenti i Republikës i adreson maxhorancës për çështjen e nxehtë të Reformës Zgjedhore. Në rrjete sociale, Ilir Meta shkruan: “Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç iu premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh”. Me të njëjtën linjë të ashpër, reagimi i kreut të shtetit vijon me fjalët “Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni”. Meta i referohet draftit të PS-së, ku propozohej hapje listash 100%, por me votë preferenciale.