Politikë

Meta: Qeveria urgjent të kontaktojë palën greke për kufirin

Për situatën në kufirin shqiptaro-grek ka reaguar edhe presidenti i Republikës. Ilir Meta i bën thirrje qeverisë të marrë masa menjëherë. “Thellësisht i shqetësuar për situatën ku ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës. Kështu po ekspozohen seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19. Qeveria të vendosë urgjentisht kontakte me me palën greke. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme”! thotë Meta.