Politikë

Meta nga tubimi i 2 marsit, paralajmëroi se nuk do të lejojë prekjen e Kushtetutës

Ndërsa Kuvendi po diskuton hapjen e listave dhe koalicionet përmes ndryshimeve kushtetuese, Presidenti Ilir Meta i cili është kundër, sot zgjodhi të shpërndajë një video nga tubimi i 2 marsit në Tiranë nga ku pati paralajmëruar se nuk do të lejojë prekjen e Kushtetutës. “Le të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të ndihemi mirë”, – shkruan kreu i shtetit.