Aktualitet

Meta takon Di Maio-n, i shpreh mirënjohjen për ndihmën e Italisë pas tërmetit

Presidenti i vendit Ilir Meta u takua me Ministrin e Jashtëm të Italisë në Presidencë. Gjatë takimit, kreu i shtetit i shprehu mirënjohjen Luigi Di Maios për ndihmën që Italia dha për Shqipërinë pas tërmetit tragjik. “Ndërsa theksoi se asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur. “Marrëdhëniet e shkëlqyera, midis dy vendeve meritojnë të forcohen më tej,”– tha Meta.