Aktualitet Rajoni

Meta: Të punojmë për të mbajtur të rinjtë në Kosovë e Shqipëri

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje qeverive në Tiranë dhe Prishtinë të fokusohen te rinia. Të punojmë për të mbajtur të rinjtë në Kosovë, Shqipëri kjo është sfida më e madhe, thotë kreu i shtetit. Në fjalimin e mbajtur në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, Meta kërkon reagim për të ruajtur ekzistencën e kombit. Ndërkaq, Presidenti i Republikës falenderoi Kosovën për mikpritjen dhe ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit.