Rajoni

Micotaqis: “Harrojeni BE-në nëse nuk respektoni të drejtat e minoritetit”

Lideri i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, i cili sipas sondazheve pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë, deklaroi se perspektiva europiane e Shqipërisë kalon nëpërmjet respektimit të minoritetit grek. Gjatë fjalës në Kongresin e Demokracisë së Re, ai iu referua atyre që i cilësoi shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Himarë dhe tha se në këtë pikë nuk do të bëhet asnjë lëshim për Tiranën.