Showbiz

Mikja e Selena Gomez tregon shenjat e transplantit të veshkës

Vetëm pak ditë pas një transplanti të domosdoshëm veshkor për Selena Gomez, dy miket i janë rikthyer jetës së tyre normale.

Ndërkohë që kemi parë Selenën teksa pozon për koleksionin e ri të “Puma”, vajza që dhuroi organin e saj i është rikthyer stërvitjes për të mbajtur trupin në formë.

Aktorja Francia Raisa ka postuar një video ku shfaqet duke u stërvitur në palestër dhe nga foto duken qartë shenjat e mbetura nga transplanti.

Kujtojmë se ky operacion u bë për shkak se gjëndja e Selenas po përkeqësohej për shkak të sëmundjes “lupus” dhe Francia ishte ajo e cila dhuroi veshkën e saj për miken e ngushtë.