Showbiz

Miley Cyrus: Nuk do të bëj fëmijë derisa të mos ketë më ngrohje globale”

Së fundmi është konfirmuar se këngëtarja e famshme Miley Cyrus do të jetë e pranishme në festivalin e përvitshëm të organizuar nga Dukagjin Lipa, “Sunny Hill”.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Elle”, 26-vjeçarja ka pranuar për herë të parë se nuk do të bëjë fëmijë derisa të ketë sërish peshq në det.

Ajo tha se ngrohja globale e shqetëson shumë dhe nuk është gati që të sjellë një foshnje në jetë në një ambjent kaq kaotik.

Për sa kohë situata globale e mjedisit dhe atmosferës nuk do të përmirësohet, Miley dhe Liam nuk do të kenë një fëmijë.