Politikë

Milo: Deklarata e Thaçit, strategji e menduar!

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komenton deklaratën e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve si pjesë e një strategjie të menduar dhe testim të opinionit para se të nisë diskutimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Milo thotë se është dakord për Preshevën, por pyet se cili është lëshimi që duhet të bejë Kosova duke e quajtur të rrezikshme dhënien e Mitrovicës. Ish kryediplomati theksoi se viti që vjen është i rëndësishëm për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e pritet të përfundojë me një marrëveshje.