Showbiz

Miranda Kerr në pritje të ëmbël për herë të tretë

Përfaqësuesit e modeles së famshme Miranda Kerr kanë konfirmuar se ajo është sërish në pritje të ëmbël.

Ky do të jetë fëmija i saj i dytë më themeluesin e rrjetit social Snapchat , Evan Spiegel.

Momentalisht çifti nuk ka pranuar që të zbulojë gjininë e fëmijës por janë shumë të lumtur që do të bëhen sërish prindër.

Në javët e para të kësaj shtatzënie, Kerr i ka mohuar aludimet për një tjetër fëmijë. Ajo dhe Evan janë martuar në muajin maj të vitit 2017.