Showbiz

Miranda Kerr shfaqet me një “look” të ri

Atë jemi mësuar ta shohim me të njëjtin “look” për vite me radhë por Miranda Kerr ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh me flokët e saj duke i bërë ato më të shkurtra.

Supermodelja dhe ish ylli i “Victoria’s Secret”, ka zbuluar modelin e ri të flokëve përmes rrjeteve sociale. “Preva flokët e mi”, shkruan bashkangjitur postimit të saj në Instagram, Miranda, e cila duket disa vite më e re me stilin e ri.