Aktualitet

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe koncesionet për 2 rrugë

Kuvendi miratoi pak çaste më parë ndryshimet në Kodin Penal. Drafti mori 96 vota në favor dhe 11 kundër, ndërsa 2 deputetë abstenuan. Po kështu parlamenti miratoi me 90 vota pro e 8 kundër edhe projektligjin për Mbrojtjen Civile. Në seancë kaluan edhe dy koncesione. Ai rrugën Orikum-Dukat mori 77 vota pro, ndërsa segmenti Milot-Balldren 79 vota.