Showbiz

“Miss Universe 2018” ja cila është bukuroshja që u shpall fituese

Vendi mikpritës për “Miss Universe 2018” këtë vit ishte Bangkoku dhe shfaqja dha shumë polemika.

Ajo e cila rrëmbeu kurorën si “Miss Universe 2018” ishte bukuroshja nga Filipinet, Catriona Gray. Fitorja e filipino-australianes e bëri vendlindjen e saj të merrte kurorën e Miss-it për herë të 4-t dhe ajo nuk mund të ishte më krenare se kaq.

24-vjeçarja ishte përballë konkurrentes nga Afrika e Jugut, Demi Leigh Nel Peters për vendin e parë ndërsa në vendin e tretë u rendit Sthefany Gutierrez nga Venezuela.

Sa i përket përfaqësues shqiptare, 18-vjeçarja Trejsi Sejdini fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej në 20-shen e parë.

Spektakli i këtij viti u komentua shumë për faktin se ishte i pari ku shfaqej një garuese transgjinore dhe ajo ishte Angela Ponce, Miss Spanja.

Debate të ashpra lindën edhe për shkak të Miss USA e cila u cilësua ksenofobe për komentet e bëra për aftësinë anglisht-folëse të konkurrenteve të tjera.