Aktualitet

Mjekësia e Gjuhët e Huaja në mësim, disa Fakultete vijojnë bojkotin

Ndërkaq në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Universitetin e Mjekësisë ka rinisur mësimi. Studentët tregojnë se koha e protestës për ta përfundoi, ndërsa kolegët e tyre në Universitetin e Politeknikut, Fakultetin e Ekonomisë apo Histori Filologjisë vijojnë bojkotin. Edhe Universiteti i Mjekësisë mësohet se ka rinisur procesin mësimor. Ndërsa fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinieria e Ndërtimit pritet të bëjnë një sondazh për marrë një vendim bojkoti apo rikthimi në auditore.