Aktualitet

Mjekët: Insekticidi ‘Sunfire’ merr jetë njerëzish

Insekticidi ‘Sunfire’, i ndaluar të përdoret në Europë dhe Amerikë, e gjen rrugën për të ardhur tek farmacitë bujqësore të vendit. Ndërkohë që kontrollet e AKU janë përqendruar tek ushqimet e ambalazhuara, kontrabanda e ilaçit vdekjeprurës po helmon në masë konsumatorin shqiptar. Sipas mjekëve, helmi ‘Sunfire’ është aq i rrezikshëm sa mund të marrë jetë njerëzish.