Bota

Mjekët shqiptarë drejt Italisë, Salvini falenderon Shqipërinë

Ish-zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, e vlerësoi së tepërmi gjestin e Shqipërisë për të ndihmuar Italinë në këtë moment të keq për shkak të COVID-19. Salvini e përmendi këtë fakt gjatë programit të famshëm televiziv Non è la d’Urso, e më pas, edhe në rrjetet sociale.

“E mora personalisht në telefon kryeministrin shqiptar për ta falenderuar atë dhe popullin e tij për mirënjohjen e treguar nëpërmjet nisjes së 30 mjekëve dhe materialeve mjekësore në Itali. Ky ishte një leksion për Europën që mbylli njërin sy, dhe priti 15 ditë ndërkohë që njerëzit vdisnin”, shprehet ai.