Aktualitet

MM: “Shkodër, mbi 2.600 ha nën ujë”

Ministria e Mbrojtjes informon për mbi 2 mijë e 600 hektarë tokë të përmbytur në Qarkun Shkodër. Gjithësej, uji ka rrethuar 155 banesa në fshatrat Obot, Gorricë, Shirq e Mushan, si dhe në zonën e Livadheve. Gjithashtu, kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit. Ndërkaq, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore të fshatit Juban, pranë Malit të Vukatanës. Deri tani, në Qarkun Shkodër janë plotësuar nevojat për ushqime, me 855 pako dhe rreth 38 ton bazë ushqimore për bagëtinë.