Showbiz

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Modelja Ashley Graham ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ashly dhe bashkëshorti i saj, Justin Erwin u bënë prindër të një djali, të shtunën e javës që lamë pas, lajm ky që modelja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Në orën 6 pasdite, të shtunën jeta jonë ka ndryshuar për mirë. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Ashley në Instagram.

Në gusht të vitit që shkoi bukuroshja ka bëri të ditur se ishte shtatzënë, ndërsa në nëntor zbuloi se do të lindte djalë.