Showbiz

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Modelja e famshme Miranda Kerr është bërë nënë për herë të tretë dhe këtë e konfirmon “US Weekly”.

Engjëlli i “Victoria’s Secret” dhe drejtuesi i “Snapchat”, Evan Spiegel janë bërë prindër të një djali emrin e të cilit nuk e kanë bërë publke.

Dyshja e kanë mbajtur të fshehur gjininë e fëmijës deri në lindjen e tij megjithëse Miranda gjatë gjithë shtatzënisë nuk ka ngurruar të shpërndajë foto me barkun e rrumbullakosur në rrjetet sociale.

Bukuroshja është gjithashtu nëna e dy fëmijëve të tjerë.