Showbiz

Modelja shqiptare bëhet për herë të dytë nënë e një vajze

Emina Cunmulaj vetëm pak orë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë që është vajzë.

Fillimisht aludohej se modelja ishte në pritje të binjakëve por më vonë ajo e mohoi e megjithëse na ka përditësuar me procesin e shtatzënisë për muaj të tërë, ajo nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Vogëlushja u pagëzua me emrin Mia Soraya Nazarian dhe mami, babi dhe Ella Faria e duan shumë, siç u shpreh edhe Emina në foton e ëmbël që ka publikuar në rrjetet sociale.

Procesi i lindjes nuk pati asnjë komplikim për Cunmulaj. Ajo dhe vogëlushja e saj gëzojnë shëndet të plotë.