Showbiz

Momenti që të gjithë fansat e prisnin, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston fotografohen së bashku

Duket sikur jemi kthyer pas në kohë rreth 5-së vjeçarit të parë të viteve ’00 pasi Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë fotografuar bashkë për herë të parë pas më shumë se 15 vjetësh.

Mbrëmjen e kaluar Jennifer ka pranuar çmimin e saj në “SAG Awards” për interpretimin e mrekullueshëm në serialin “The Morning Show”, një çmim që e merr për të dytën herë në karrierën e saj si aktore.

Brad Pitt i cili sapo kishte pranuar një çmim në këtë ceremoni ndaloi gjithçka po bënte dhe u afrua pranë TV për të parë fjalimin e ish-bashkëshortes së tij.

Le të theksojmë se shikimi dhe buzëqeshja e aktorit kur pa Jennifer ishte e paçmueshme. Më pas dyshja janë takuar në prapaskenë për të uruar njëri-tjetrin dhe ky moment është kapur nga fotografët e pranishëm.

Fotot dhe video e këtij momenti janë bërë menjëherë virale dhe po shpërndahen në masë nga fansat e tyre. A do të kemi një ribashkim të Jenn dhe Brad së shpejti?! Kjo mbetet për tu parë!