Aktualitet

Moti i keq, përmbyset një tjetër kamion në superstradën Lezhë-Milot

Për shkak të motit të keq, përmbyset një tjetër kamion në superstradën Lezhë-Milot. Aksidenti i dyti brenda ditës që regjistrohet në të njëjtën rrugë, ndodhi si pasojë e erës së fortë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, sikurëse dhe në rastin e parë. Policia Rrugore iu bën thirrje drejtuesve të makinave të reduktojnë në maksimum shpejtësinë e lëvizjes.