Showbiz

Mozzik ndalohet nga autoritetet e Kosovës për inciativën e shpërndarjes së albumit të tij, reagon ashpër reperi

Reperi i famshëm Mozzik vetëm pak ditë më parë ka publikuar albumin e shumëpritur “Mozzart”, pjesë e të cilës janë edhe hite si “Madonna” dhe “PP” në bashkëpunim me Kidën.

Ditën e kaluar ai mori iniciativën për të shpëndarë falas kopje të albumit të ri në qyetete në ndryshme të Kosovës por është ndaluar nga autotitetet përkatëse. Shkak për këtë ishin grumbullimet e njerëzve, të ndaluara për rrezikun e përhapjes së Covid-19.

Duket se pandemia i ka dhënë goditjen reale artistit i cili reagoi ashpër në disa postime në rrjetet sociale duke u shprehur se ky vendim është i padrejtë, por padrejtësinë më të madhe e kanë mediat.

“Dje keni fituar pa fund duke bërë lajmë me emrin tim. Bravo” -shkruan reperi në Insta Story.

Ai më pas ka kërkuar ndjesë për rrëmujën që bëri nga reagimet e shumta duke theksuar se do të vazhdojë të shpërndajë falas edhe 25.000 kopje të tjera të “Mozzart”