Politikë

Murrizi: Drafti i ‘Zgjedhores’ i njëanshëm, nga opozita nuk do merrni asnjë votë

Prej një ore, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare që nisi me një paralajmërim të kreut të grupit demokrat. Myslym Murrizi tha se nuk do të lejojnë votimin e draftit të Reformës Zgjedhore në Parlament. Ndërsa vuri në dukje se u shmang Komisioni Parlamentar i Reformës duke u dorëzuar në Kuvend një draft që e cilësoi “të njëanshëm”, Murrizi deklaroi se duhet t’i jepet fund pazareve: “Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm. Nëse Ramës, Bashës, Metës apo Monikës që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta coni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve. Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista. Nuk do u pijë ujë paratë, as ju, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave. Ndalni pazarin. 30 vite më parë u prishën kangjellat e ambasadave, 30 vite më pas ju vazhdoni, pinjollët e tyre, kërkojnë që të mbajnë shqiptarët peng” tha Murrizi. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi:”Dy komente, kam  ditë që u kam njoftuar këtu në sallë, që në komisionit i ka mbaruar afati dhe ka përfunduar veprimtarinë, por kjo nuk do të thotë se çdo deputet të paraqesë nismë. Deputetë kanë sjellë një produkt mbi konsensusin. Nisma nuk është paraqitur në 12 të natës, por brenda orarit zyrtar, në orën 14:00 dhe është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka lidhje komisioni” u shpreh Kreu i Kuvendit, Ruçi.