Politikë

Murrizi: Në fillim ndryshimet kushtetuese, më pas kodi i ri zgjedhor!

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi tha se kryeministri zbriti me këmbë në tokë, pas pranimit të listave të hapura për zgjedhjet e vitit 2021. Në një prononcim për mediat, Murrizi u shpreh se edhe të tjerë pro perëndimorë do të ulen me këmbë në tokë, dhe se kjo ishte fitorja e parë e opozitës parlamentare, por edhe e qytetarëve shqiptarë. Ai deklaroi se në fillim duhen bërë ndryshimet kushtetuese, më pas të votohet kodi i ri zgjedhor.