Showbiz

Mustafa Nano jep mendimin e tij për këngën “Bye Bye” të Taynës dhe Dafinës: “Shtiren si lesbike”

Kjo nuk është hera që gazetari Mustafa Nano thumbon personazhe të showbiz-it sa i përket karrierës së tyre.

Së fundmi, në emisionin e tij “Provokacja”, ai u ndal tek tekstet e këngëve të disa arstistëve shqiptarë duke i quajtur ato banale, aspak të përshtatshme për të rinjtë kjo vetëm falë fjalorit të rrugëve.

Ai u ndal duke thënë se bashkëpunimi muzikor i Taynës dhe Dafinës, “Bye Bye” është krejtësisht një shtirje. “Kjo është një vajzë që këndon dhe luan rolin e një lesbikeje. Më saktë shtiret duke luajtur rolin e një lesbikeje” ,-tha ai gjatë emisionit.

Sa i përket këtyre komenteve, ende pritet një reagim nga dy artistet. Sakaq, kujtojmë se “Bye Bye” vazhdon të votohet nga fansat që këtë javë e kanë renditur atë në vendin e 5-të në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.