Bota

NASA: “Nesër tre asteroidë njëherësh do i afrohen Tokës”!

NASA njofton se tre asteroidë do të kalojnë njëherësh pranë tokës këtë të shtunë, më 10 nëntor. I pari, i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë pranë tokës të shtunën rreth orës 14:18. Ky asteroid do të ketë përmasa 13 me 28 metra. I dyti, 2018 VR1, do të kalojë vetëm 16 minuta më pas. Ndërsa i treti do të kalojë pas katër orësh. Megjithatë, NASA garanton që të tre asteroidët do të kalojnë në një distancë të sigurt nga toka.