Showbiz

Natalie Portman në rolin e “Thor” zbulohet detaji më i rëndësishëm i filmit

Siç është konfirmuar muaj më parë, aktorja hollivudiane Natalie Portman do të rikthehet në rolin e Jane Foster për realizimin më të ri të “Thor”.

Ndryshe nga 2 seritë e para, kjo e fundit do të shndërrojë Jane në heroinë duke ndërmarrë rolin e “Thor”. Megjithëse tashmë ka superfuqi, personazhi do të përballet me një problem serioz që prek mijëa gra në të gjithë botën, kancerin e gjirit.

Edhe pse një perëndeshë, Janë, tashmë “Thor-i” i ri, krahas luftës për të shpëtuar botën do të jetë edhe në luftë për të shpëtuar jetën e saj nga kjo sëmundje e rëndë.

Regjisorja e filmit, Taika Waititi u shpreh se ky është detaji më i rëndësishëm i serisë më të re, “Thor: Love and Thunder”, i përshtatur krejtësisht nga libri me të njejtin titull.