Lifestyle

Natyrë mizore/ Gjirafa një-ditëshe vritet para nënës së saj që tentoi por nuk arriti ta mbronte

Është kapur në foto momenti mizor kur këlyshi disa ditësh i një gjirafe u ndoq dhe u vra nga një luaneshë, megjithë tentativat e nënës së saj për ta përzënë predatorin.

Fotot e luftës për jetë a vdekje u morën në rezervatin kombëtar Masai Mara në Kenia, dhe tregojnë sesi nëna gjirafë nuk arriti të pikaste në kohë luaneshën.

Pasi rrëzon gjirafën e vogël, luanesha e tërheq trupin e saj në bimësi për ta ngrënë, teksa duket që është në periudhë pas-lindjeje edhe vetë.

Fotografi Ramachandiran Govindaraj, i cili bëri fotot tha se kishte ndjesi të përziera për ngjarjen. “Fotografia nuk ka të bëjë me ndërhyrjen ndaj natyrës. Gjërat shkojnë siç duhet të shkojnë dhe ne duhet të respektojmë ekosistemin”.

Govindaraj tha se pak para sulmit të luaneshës, gjirafa dhe këlyshi i saj ishin ndjekur nga një hijenë e uritur që i kishte ndjekur për 30 minuta para se të hiqte dorë.

“Qafa e gjatë e gjirafës lejon që ajo të shikojë larg për të dalluar predatorët, ndërsa bebet nuk mund ta bëjnë këtë. Por për fat të keq nëna nuk arriti të dallonte luaneshën”, tha fotografi.