Aktualitet

Ndahet nga jeta konsulli i Greqisë në Gjirokastër

Ndahet nga jeta konsulli i Greqisë në Gjirokastër, Vaselios Tolos. Mësohet se diplomati grek prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Vasilis Tolios ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Greqisë në Sydney, Australi për gjashtë vjet nga 2007-2013. Më pas ai u kthye në Athinë ku punoi në zyrën qendrore të Ministrisë së Jashtme, para se të emërohej në rolin e konsullit të Greqisë në Gjirokastër.