Showbiz

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës ‘pop-rock’, Scott Walker

Artisti i viteve ’60 Scott Walker u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 76-vjeçare. Ai u gjend i pajetë në shtëpinë e tij në Londër dhe shkaku ende nuk është bërë publik.

Këtë lajm të trishtë e bëri të ditur shtëpia diskografike “4AD” me anë të një deklarate ku shkruhej: “Për gjysmë shekulli ky gjeni i lindur me emrin Noel Scott Engel ka frymëzuar jetët e mijëra njerëzve”.

Walker u bë i njohur në vitet ’60 kur ishte pjesë e grupit “The Walker Brothers”. Më vonë ai lançoi edhe albumet solo të titulluara “Scott”, “Scott 1”, “Scott 2”, “Scott 3”. Në vitin 2006 ai publikoi edhe albumin e tij të fundit para se të largohej nga muzika të quajtur “The Drift”.

Një nga punimet e tij më të fundit është kompozimi i disa këngëve të luajtura në filmin “Vox Lux” me protagoniste Natalie Portman.

Homazhet për këngëtarin e ndjerë kanë nisur të mbahen në qytetin e tij të zemrës, Londrën.