Rajoni

Ndërmjetësuesi i OKB-së Niemitz: “Ngërçi fqinjësor Greqi-Maqedoni po merr fund”

Klima për zgjidhjen e çështjes së emrit është përmirësuar, si te pala greke, ashtu edhe tek ajo maqedonase. Kështu u shpreh në Bruksel ndërmjetësuesi i OKB-së, Metthew Niemitz, i cili konfirmoi qëndrimin më pozitiv të tyre për t’i dhënë fund ngërçit fqinjësor.“Atmosfera dhe dialogu mes qeverive zhvillohet pa irritime serioze. Mendoj se atmosfera është e përkryer. Ka fleksibilitet të mjaftueshëm për gjetjen e një vendimi të pranueshëm për të dyja palët”, vlerësoi Niemitz.