Aktualitet

Ndërpritet për 4 orë lëvizja në pikëkalimin e Kakavijës

Lëvizja në pikëkalimin e Kakavijës ndërpritet sot për katër orë, në intervalin 16:00 me 20:00. Kjo për shkak të riparimeve në sistemin kompjuterik nga pala greke. Riparime ka dhe nesër në mëngjes, nga ora 04:00 deri në 06:00. Njoftohen të gjithë qytetarët e subjektet tregtare që të shmangin oraret e mësipërme, me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata. Policia e Shtetit falënderon paraprakisht qytetarët për mirëkuptimin.