Politikë

Ndërpritet seanca plenare, opozita nuk lejon Ministrin Lleshaj të marrë fjalën

Ndërkaq seanca plenare e nisur në orën 10:00 është ndërprerë në këto çaste për shkak se Opozita ka bllokuar foltoren duke mos lejuar Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj të marrë fjalën. Veprimi pasoi refuzimin e kryeparlamentarit Ruçi për t’i dhënë mundësinë e replikës kreut të grupit demokrat Myslim Murrizi lidhur me deklaratat e shefit të qeverisë.