Art & Kulturë

Ndërron jetë Chuck Berry, legjenda e Rock&Roll

Muzika amerikane është në zi. Në Missouri ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare legjenda e muzikës Rock&Roll, Chuck Berry. I lindur në 18 tetor të vitit 1926, ai ishte këngëtar, kitarist dhe kompozitor i famshëm. I njohur si “crazy legs” për shkak të lëvizjes së shpejtë të këmbëve gjatë performancave, Chuck Berry shënoi epokën e Rock&Roll-it me të paharrueshmet “Johnny B Goode”, “Roll Over Beethoven”, “Maybellene” apo “Rock and Roll Music”.  Ndërkaq, revista Rolling Stones e ka përfshirë në listën e 100 artistëve më të mirë të të gjitha kohërave, pas Beatles-ave, Bob Dylan-it, Elvis Presley-t e Rolling Stones-ave.