Sociale

Ndotja e lagunës në Kune, Panariti: Pasojë e derdhjes së ujërave nga fabrikat

Ndotja e ujërave të Lagunës së Kunes në Shëngjin ka çuar në ngordhjen e peshkut. Pas alarmit të peshkatarëve, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave analizoi ujin. Sipas ministrit Edmond Panariti, “arsyet e ndotjes vijnë nga shkarkimet e fabrikave që përdorin kimikate”.