Politikë

Ndryshimet Kushtetuese, deklaruan votën kundër Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi e Artur Roshi

Prej një ore Kuvendi vijon punimet e seancës së fundit plenare të këtij sesioni që pritet të mbyllet me miratimin e ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave e koalicionet parazgjedhore. Nga Opozita parlamentare, deputetët Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi e Artur Roshi deklaruan votën kundër, ndërsa Rudina Hajdari e quajti fitore këtë ditë, referuar hapjes së listave. Një natë më parë dështoi mbledhja e Këshillit Politik. Opozita e Bashkuar që kërkon hapje 100% të listave, por pa prekur koalicionet parazgjedhore denoncoi maxhorancën për ndryshime të njëanshme kushtetuese që sipas saj shkatërrojnë konsensusin, thyejnë e zhbëjnë marrëveshjet politike mes palëve.