Sport

Ndryshon FA Cup/ Jo ndeshje shtesë kur barazohet!

Kupa e Anglisë do të ndryshojë në sezonin 2020/21. Duke nisur pikërisht nga sezoni i ardhshëm, në FA Cup nuk do të ketë ndeshje shtesë në raundet kualifikuese nëse do të ketë ndonjë rezultat të barabartë. Lajmi u konfirmua nga Federata Angleze e Futbollit që doli me një komunikatë për shtyp ku theksohej se ky vendim u mor për të lehtësuar kalendarin e futbollit anglez. Kjo do të thotë se ndeshjet e FA Cup do të jenë unike dhe skuadrat që do të kalojnë raundin në rast se ato përfundojnë në barazim do të përcaktohen nga koha shtesë apo dhe seria e gjuajtjes së 11 metërshave nëse do të jetë e nevojshme.