Aktualitet

Në 22 nëntor mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Më 22 nëntor në orën 11:00 mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Komisioni do të mblidhet për të shqyrtuar raportIn që do i dërgohet Kuvendit. Më 9 shtator për më shumë se 2 orë, presidenti, Ilir Meta  raportoi para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialistët për shkarkimin e tij, lidhur me dekretin e lëshuar prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretin e dytë për një palë zgjedhje të reja më 13 tetor.