Aktualitet

Në 6 muaj, 25 viktima nga aksidentet në punë

Shembja e skelës që shkaktoi shkaktoi vdekjen e 2 punëtorëve dhe plagosjen e 3 të tjerëve nuk është rasti i vetëm i viktimave nga aksidentet në punë. Kryeinspektori Arben Seferaj tha se në 6 muajt e parë të këtij viti nga aksidentet në punë kanë humbur jetën 25 persona. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Seferaj thotë se Inspektoriati i Punës do të propozojë një paketë të re ligjore për ashpërsimin e masave ndaj subjekteve që nuk zbatojnë ligjin.