Showbiz

“Në çdo skenë ti je ylli im” ,urimi i ëmbël i Barack Obama për ish-Zonjën e Parë

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama festoi ditën e kaluar ditëlindjen e saj dhe mijëra shtetës amerikanë e kanë uruar.

Të njejtën gjë ka bërë edhe ish-kreu i SHBA-ve me anë të një postimi të ëmbël në Instagram. “Në çdo skenë ti je ylli im. Gëzuar ditëlindjen zemër” -shkruan ai në diçiturën e fotos ku shfaqet duke puthur e përqafuar Michelle.

Ky postim është bërë menjëherë viral dhe është shpërndarë kudo në rrjetet sociale duke tërhequr vëmemdjen si një ndër çiftet më solidë të cilët janë frymëzim për brezat e rinj.