Sport

Në Shqipëri së shpejti pritet përfshirja e VAR-it

Trajtimi i arbitrave të rinj të futbollit shqiptar do të përfshijë edhe sistemin VAR. Shqipëria ka nisur procedurën e aplikimit për përdorimin e teknologjisë në sport. Shefi i sektorit të gjykimit në FSHF, Sokol Jareci thotë se brenda pak kohësh do të fillojë edhe trajnimi.

“Bëhet fjalë për një trajnim që zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysëm. Ndoshta nga sezoni 2020/2021 do të debutojë ky sistem të paktën në një ndeshje kryesore”, ka thënë shefi i sektorit të gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci. Jarcei po ashtu ka deklaruar se është rritur shumë interesimi i të rinjve për gjykim në ndeshjet e futbollit. Ai po ashtu e ka vlerësuar pozitive ecurinë e sivjetme të gjykimit në futbollin shqiptar.