Politikë

Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Basha kërkon ndihmën e PPE-së

Lulzim Basha kërkon ndihmën e Partisë Popullore Europiane për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kryedemokrati ndodhet në Sofje të Bullgarisë ku takoi Presidentin e PPE-së, Xhozef Doll. Basha argumentoi se “Mos’hapja e negociatave ndëshkon Shqipërinë dhe ndihmon politikanët që kanë tradhëtuar qytetarët shqiptarë, duke bashkëpunuar me krimin për pushtetin e pasurimin e tyre”. Siç njofton Selia Blu, “Doll i garantoi ndihmë për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend”. Në kryeqytetin bullgar, Kreu Demokrat merr pjesë në Samitin e PPE-së për Ballkanin Perëndimor, ku gjithashtu është e pranishme kancelarja gjermane Merkel.