Aktualitet

Negociatat, Franca për Shqipërinë shkon deri në ekstrem

Franca duket se ka në plan t’i shembë shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut per çeljen e bisedimeve të anëtarësimit këtë muaj. Burime diplomatike thanë për “Reuters” se Parisi ua bëri të qartë anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian se është kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet. Franca thotë se BE-ja përballet me shumë sfida e nuk mund të lejojë të hyjnë edhe dy shtete të tjera nga Ballkani. Sipas burimeve të Reuters situata do të rivlerësohet diku në vitin 2020.