Politikë

Negociatat/Michael Roth: “Berlini mbështet hapjen e negociatave”

Nga Luksemburgu, Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth ritheksoi sot se “Berlini mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut”. Sipas tij, “BE-ja duhet të marrë përgjegjësi për paqe e stabilitet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbajë premtimet”. Sot në Luksemburg mblidhen kryediplomatët e vendeve të Unionit për të vendosur mbi çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.